Sport

“Fajin e kanë kamerat dhe gazetarët”, trajneri i PSG-së flet për konfliktin me Mbappe

4 Shkurt 2020, 16:40 Nga DOSJA
“Fajin e kanë kamerat dhe gazetarët”, trajneri i

Kamerat, gazetarët, lajmet, portalet, gazetat, televizionet. Këto janë problemi i PSG-së sipas trajnerit Thomas Tuchel dhe jo mendjemadhësia e sulmuesit Kylian Mbappe.

Gjermani pati një problem me kampionin e botës në ndeshjen e fundit (Montpellier). Ky i fundit nuk e priti mirë zëvendësimin dhe e shprehu me gjeste pakënaqësinë e tij. Mediat e kanë përmendur shumë këtë detaj dhe gazetarët e pyesin vazhdimisht teknikun për këtë temë.

Tuchel vetë nuk ka dëshirë të shtojë spekulimet pas këtij episodi. “Aty ka shumë kamera, gazeta dhe tifozë. Ka shumë njerëz që po flasin për atë ngjarje. Nuk ka asgjë për ta bërë kaq të madhe. Patëm një debat, sepse ai donte të vijonte lojën, por vetëm kaq. Kaq ishte”, ka deklaruar Tuchel.

Ish-trajneri i Borussia Dortmund-it dhe Mainz-it ka shtuar se gjestet e sulmuesit nuk thonë asgjë për ndonjë largim të mundshëm të tij nga Parisi. “Nuk mendoj se Kylian po e shfrytëzon këtë gjë për t’u larguar. Ai është nën kontratë. Problemi janë gazetarët dhe tifozët”, është shprehur tekniku.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mbape paris tuchel mbape paris tuchel

Sondazh

Poll

Sport 4 Shkurt 2020, 13:54

Sa herë që ka ditëlindjen, Neymar dëmtohet!

FRANCË- Futbollisti kishte organizuar një parafestë për përvjetorin e tij  të 28-të, derisa të mërkurën është organizimi i tij kryesor, pasi është data e l...