Sport

Liverpool, ideja e çmendur e tifozëve: Regjistroni Gerrard si lojtar, që të ngrejë trofeun e Premier League

4 Shkurt 2020, 14:20 Nga DOSJA
Liverpool, ideja e çmendur e tifozëve: Regjistroni Gerrard si

ANGLI-Me 24 fitore në 25 ndeshje, Liverpool në fakt tashmë ka fituar praktikisht Premier League në muajin shkur (pikët janë 18 me City) dhe për të festuar më së miri një trofe që ka munguar në murin e Anfield që nga viti 1990, tifozët e Reds kanë një ide të çmendur: të regjistrojnë Steven Gerrard për pesë ndeshjet e fundit të kampionatit.

Pse vetem pese? Sepse në këtë mënyrë Gerrard do të kishte luajtur mjaftueshëm për t’u konsideruar pjesë e skuadrës dhe për këtë arsye mund të ngrinte trofeun.Fushata për t’i dhënë “ish-kapitenit trofeun e vetëm që mungon në murin e tij (me Liverpoolin ku ai fitoi Champions League, Kupën e UEFA-s, Superkupën Evropiane, Kupën e FA, Kupën e Ligës dhe Charity Shield)

Rrëshqitja e Gerrard në ndeshjen kundër Chelseat, i kushtoi titullin kampion ekipit të Brendan Rodgers dhe tani është një plagë ende e hapur në mendjet e tifozëve. Por për tu teseruar nga Liverpool ‘Captain Fantastic’ duhet të lërë detyrën në Skoci, gjë që dikush e quan më shumë se të mundshme, duke qenë se në atë kohë kampionati skocez mund të jetë vendosur.

Mbetet të kuptohet cfarë mendojnë Klopp, që nuk është shprehur ende, e sidomos kapiteni Henderson, që nuk do ti vinte keq të ishte njeriu që do të ngrinte në qiell titullin kampion të Anglisë në Anfield pas 30 vjetësh.

(E.Ç/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport liverpool steven gerrard liverpool steven gerrard

Sondazh

Poll

Sport 4 Shkurt 2020, 13:54

Sa herë që ka ditëlindjen, Neymar dëmtohet!

FRANCË- Futbollisti kishte organizuar një parafestë për përvjetorin e tij  të 28-të, derisa të mërkurën është organizimi i tij kryesor, pasi është data e l...