Sport

Blenë bileta për të parë ‘magjinë’ e Ronaldos, por ai nuk luajti. Gjykata dëmshpërblen dy tifozët e Juves

4 Shkurt 2020, 15:56 Nga DOSJA
Blenë bileta për të parë ‘magjinë’ e

Në verë klubet zakonisht zhvillojnë turne para startit të sezonit, për të fituar financiarisht  dhe për t’i bërë më shumë publicitet markës së tyre.

Kështu, Juventusi në këtë verë kishte  planifikuar një miqësore me yjet e kampionatit të Koresë së Jugut. Stadiumi ishte i mbushur në kapacitetin e tij maksimal teksa 65.000 spektatorë prisnin të shihnin nga afër futbollistët bardhezinj dhe më shumë Cristiano Ronaldon.

Por, për shkak të një mbingarkese muskulore, ylli portugez nuk zbriti për asnjë minutë në fushë duke shkaktuar pakënaqësi te të pranishmit.

Kështu, dy nga tifozët e pranishëm në stadium vendosën të hidhnin në gjyq kompaninë e biletave. Dhe, në fakt fituan, pasi tashmë kompania është e detyruar t’i dëmshpërblejë me nga 282 euro dy tifozët e pakënaqur, të cilët humbën mundësinë të ndiqnin në aksion CR7.

(e.ç/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo juventusi cristiano ronaldo juventusi

Sondazh

Poll

Sport 4 Shkurt 2020, 13:54

Sa herë që ka ditëlindjen, Neymar dëmtohet!

FRANCË- Futbollisti kishte organizuar një parafestë për përvjetorin e tij  të 28-të, derisa të mërkurën është organizimi i tij kryesor, pasi është data e l...