Sport

Drejtori sportiv i Tiranës ka frikë vetëm dy skuadra të kampionatit shqiptar

3 Shkurt 2020, 22:21 Nga DOSJA
Drejtori sportiv i Tiranës ka frikë vetëm dy skuadra të

Drejtori sportiv i Tiranës, Arbi Laçi, mendon se skuadrat për t’u mundur në Superligën shqiptare janë Kukësi dhe Partizani. Duke folur në emisionin “Pressing” në ABC News, ai e pranoi se “Demat e kuq” janë rivalët më seriozë për titullin.

“Tabela tregon që Kukësi është skuadra për t’u mundur. Janë skuadra e vetme që nuk kemi mundur. Besoj se cilësia nuk na mungon. Kemi respekt për Kukësin dhe Partizanin. Nuk e shoh Partizanin jashtë luftës për titull”, u shpreh ai.

“Nuk jemi bindur për gjërat që ndërtuam në verë. Tani kemi një lloj mbingarkese emocionale. Ky është një vit jubile për ne. Në 6 javët e fundit kemi pësuar më pak”, shtoi Laçi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arbi laci pressing tirana arbi laci pressing tirana

Sondazh

Poll