Sport

Tare zbulon ëndrrën e madhe, flet “arkitekti” i Lazios

4 Shkurt 2020, 13:34 Nga DOSJA
Tare zbulon ëndrrën e madhe, flet “arkitekti” i Lazios

ITALI– Në Itali emri i Igli Tares po lakohet ditë pas dite, sepse skuadra kryeqytetase vazhdon të ruajë hapin e kryesuesve dhe drejtuesi i klubit bardhekaltër e pranon që i gjithë ambienti po kalon një moment fantastik.

“Kemi fiksuar objektivin që është kualifikimi në Champions League. Nëse ke një objektiv të tillë atëherë ke në dispozicion edhe një skuadër të fortë. Inzaghi dhe stafi i tij po bëjnë një punë të përkryer, por duhet të kemi kujdes pasi do të luhen edhe 17 ndeshje dhe mund të ndodhë gjithçka.

Është ende herët për të folur për objektiva të tjerë përtej Champions League. Nëse 4 apo 5 ndeshje nga fundi do të jemi sërish në këtë pozicion, atëherë mund të synojmë dicka tjetër”.

“Janë ende 17 ndeshje për t’u luajtur deri në fund të sezonit, gjatë kësaj periudhe mund të ndodh çdo gjë. Të fitosh dhe të bindësh është gjëja më e rëndësishme, por për të folur për gjëra më të mëdha se Champions League është ende herët. Është ende herët të flasësh për titullin në Serie A, pavarësisht se rezultatet e thonë këtë”-tha ndër të tjera drejtori sportiv i Lacios.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league igli tare inzaghi lazio champions league igli tare inzaghi lazio

Sondazh

Poll