Politike

"Pyeteni pak, pse nuk shkoi në Nju Jork"/ Berisha: 14 klane të lidhura me Edi Ramën bashkëpunojnë me organizatën terroriste të Diego Benitez

Berisha në deklaratën e tij për media pas mbylljes së seancës parlamentare të së mërkurës, la të kuptohej se ishte kjo arsyeja e mungesës së Ramës në Nju Jor në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

24 Shtator 2025, 11:51 Nga I.A
"Pyeteni pak, pse nuk shkoi në Nju Jork"/ Berisha: 14 klane
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar drejtpërdrejt kreun e qeverisë Edi Rama, për lidhje të tij me 14 klane mafioze. Duke folur me emra lidhur me klanet dhe bashkëpunimin e tyre me një nga organizatat terroriste të Amerikës Latine, Diego Benitez.

Berisha në deklaratën e tij për media pas mbylljes së seancës parlamentare të së mërkurës, la të kuptohej se ishte kjo arsyeja e mungesës së Ramës në Nju Jor në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

"U garantoj se opozita ka jo një, por disa kandidatë të pakrahasueshëm me Korbën e Korrupsionit. Ambrozia, ka dy taktika. Është qëndrimi i bojkotit dhe mund të përdoret, por ajo kërkon të përgatisësh lëvizje guerile, etj, etj, që ne nuk jemi. Nuk jemi parti e lëvizjeve guerile, jemi parti e vlerave konservatore. Kjo është arsyeja pse ne nuk bojkotojmë, pse ne marrim pjesë në zgjedhje. Pavarësisht se ato janë farsë, ne i denoncojmë dhe ne do bëjmë gjithçka për të përmbysur shkakun madhor të farsës, që është Edi Rama...

Sapo të ketë datën e protestës, PD do e komunikojë. Por atë që e kam thënë, e them dhe e mbroj. Narkodiktaturat nuk ikin me votë. Kjo është shumë e faktuar. Regjimet autoritare nuk ikin me votë. Unë e kuptoj që avoketërit e Edi Ramës brenda e jashtë vendit përgjërohen se nuk është një regjim autoritar. Unë u them atyre se cili është tipari kryesor i regjimeve autoritare? Nuk është përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë? Na thoni pak, cila është fuqia e drogës, kur vetëm një klan, në një vit disponon 28 tonelata. Kur vetëm me një organizatë terroriste, se tani e dini ju, kartelet e drogës në Amerikë Latine janë shpallur nga presidenti Trump si organizata terroriste. Kur vetëm me organizatën terroriste të Diego Benitez bashkëpunojnë 14 klane shqiptare të lidhura me Edi Ramën. Ju e kuptoni vetë. Pyeteni Edi Ramën, pse nuk shkoi në Nju Jork?", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll