Politike

"Seanca e kaluar ishte për tu talluar me shqiptarët"/ Xhixho: Çfarë statusi kishte Diella në parlament?

Gjatë fjalës në Kuvend, Xhoxho ka theksuar se maxhoranca me seancën e kaluar ishte për tu tallur me shqiptarët.

24 Shtator 2025, 11:09 Nga I.A
"Seanca e kaluar ishte për tu talluar me shqiptarët"/
Erisa Xhixho

TIRANË- Deputetja e Opozitës Erisa Xhixho ka deklaruar se seanca e kaluar plenare ishte një turp më vete. Gjatë fjalës në Kuvend, Xhoxho ka theksuar se maxhoranca me seancën e kaluar ishte për tu tallur me shqiptarët. Ndërkohë që ka ngritur një pyetje se çfarë statusi kishte 'Diella' në Kuvend.   

“Ishte seancë për tu talluar me shqiptarët, ku kryeministri nuk u ndërpre në asnjë moment të fjalës së tij. Por u ndërpre një ministër antikushtetues dhe antiligjor si Diella. Zoti kryetar, nëse nuk e dini se çfarë kushtesh duhet të plotësojë një ministër, për informacionin tuaj. Të hiqet fjala e Diellës në procesverbl, që është antikushtetuese. Votoni bazën ligjore me të cilën foli në Kuvend. Po iu them shqip, çfarë statusi kishte Diella në parlament, kush është baza ligjore e saj dhe të hiqet nga procesverbali. Nëse doni të talleni me veten tuaj, nuk do t’iu lejojmë të talleni me shqiptarët,“ tha Xhixho.

erisa xhixho seance plenare 24 shtator 2025

Sondazh

Poll