Politike

"Ajo që ndodhi në seancën e kaluar ishte e paprecedentë"/ Redi Muçi: Ia mbyllët mikrofonat deputetëve të opozitës

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Muçi thekson se Peleshi ia mbylli mikrofonat deputetëve të opozitës si të ishin në Korenë e Veriut. 

24 Shtator 2025, 10:45 Nga I.A
"Ajo që ndodhi në seancën e kaluar ishte e
Redi Muçi

TIRANË- Deputeti i Lëvizjës Bashkë Redi Muçi ka deklaruar se seanca plenare e radhës së kaluar ishte e paprecedentë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Muçi thekson se Peleshi ia mbylli mikrofonat deputetëve të opozitës si të ishin në Korenë e Veriut. 

“Ajo që ndodhi në seancën e fundit është e paprecedentë. Mbyllja ishte në shkelje të rregullores por dhe akt i paprecedentë që zhbën parlamentarizmin në vendin tonë. Shqipëria nuk është autokraci që në seancën më të rëndësishme ku do të debatohej programi qeverisës jo të mbyllni mikrofonat deputetëve të opozitës si të ishin në Korenë e Veriut. Nëse një apo dy deputetë prishin seancën, rregullorja parashikon masat disiplinore. Ju Peleshi s’e keni kuptuar roli që mban ajo karrige ku jeni ulur. Detyra juaj është të siguroni mbarëvajtje në seancë plenare dhe jo t’i bindeni urdhërave të Ramës për të mbyllur mikrofonat,” tha Muçi.

redi muçi seance plenare 24 shtator 2025

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2025, 10:07 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Niko peleshi TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme. Që në nisje të seancës ka pasur debate për shkak se opo...