Politike

"Vasal i Ramës"/ Kaso: Ktheni për diskutim programin qeverisës

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kaso thekson se seanca e sotme duhet që të niste me një ndjesë nga ana e Peleshit për mënyrën e përfundimit të seancës së kaluar plenare.

24 Shtator 2025, 10:59 Nga I.A
"Vasal i Ramës"/ Kaso: Ktheni për diskutim programin
Ivi Kaso

TIRANË- Deputeti demokrat Ivi Kaso e ka quajtur kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin si vasal të Ramës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kaso thekson se seanca e sotme duhet që të niste me një ndjesë nga ana e Peleshit për mënyrën e përfundimit të seancës së kaluar plenare. Në fund, Kao ka kërkuar që seanca e kaluar për programin qeverisës të kthehet për diskutim.  

“Ishte e udhës që seanca të niste me një ndjesë publike se si arritët të vrisnit që në seancën e dytë, debatin parlamentar dhe t’i mohonit qytetarëve të drejtën për tu njohur me ata që synon ti qeverisë në legjislaturën e ardhshme. Mbi të gjitha kush do ti qeverisë, se pjesën më të madhe të ministrave nuk i njohim as për emër, as figurë, apo kontribute politike ose shoqërore. Nuk e di nëse pati ndonjë fitimtar seanca e kaluar, por e sigurt që ka një të humbur, interesi qytetar që jeni betuar të mbroni dhe që me sjelljet e tua si vasal i kryeministrit, që iu urdhëroi ditën për diell. Ktheni për diskutim programin qeverisës, jepni fjalën opozitës të bëjë pyetjet e saj”, tha Kaso.

ivi kaso seancë plenare 24 shtator 2025

Sondazh

Poll