Politike

"Kjo është njollë turpi"/ Këlliçi: Manipuloni procesverbalin për të fshehur të vërtetën

Sipas Këlliçit procesverbali i cili po hidhet për votim, nuk ka të bëjë aspak me situatën e javës së shkuar.

24 Shtator 2025, 10:47 Nga E.d
"Kjo është njollë turpi"/ Këlliçi:
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i PD-së Belind Këlliçi deklaroi gjatë sot gjatë seancës plenare në Kuvend, se mazhoranca po manipulon procesverbalin për të fshehur të vërtetën. Sipas Këlliçit procesverbali i cili po hidhet për votim, nuk ka të bëjë aspak me situatën e javës së shkuar. Ai shtoi se kjo është një njollë turpi pasi, seanca më e rëndësishme në këto katër vite nuk mund të kalojë vetëm më 25 minuta diskutim.  

"Ju nuk mund ta kaloni këtë seancë sikur gjithçka është normale. Këtu jemi në një seancë rutine ku do të hedhim procesverbalin për votim dhe qytetarëve t’u shfaqim një situatë sikur këtu ka një demokraci funksionale, opozita ka ardhur dhe të gjithë jemi dakord. Ndërkohë, procesverbali që doni të hidhni për votim dhe që po e përmendni, nuk reflekton aspak situatën e ndodhur javën e kaluar në këtë seancë. Ju vetë personalisht mund t’i ktheheni dhe pamjeve nëse dëshironi.

Në momentin që anuluat 5 minuta pushim në seancën e kaluar, i njoftuam zyrtarisht kësaj salle se kreu i grupit parlamentar i PD do të merrte fjalën menjëherë sapo të riniste seanca. Në shkelje të vetë premtimit që dhatë 5 minuta para pushimit, ju, në vend që t’i jepnit fjalën opozitës dhe kreut të grupit parlamentar të PD, i dhatë fjalën kreut të grupit parlamentar të PS.

Ajo që ndodhi javën e kaluar në këtë seancë është e paprecedentë. Që të kalojë seanca më e rëndësishme në katër vite në vetëm 25 minuta diskutim, pa dëgjuar asnjë nga qytetarët shqiptarë programin e qeverisë dhe fjalën e deputetëve të opozitës, të cilët ishin përgatitur me fjalën 10-minutëshe, kjo është një njollë turpi për këtë Kuvend dhe për ju personalisht si kryetare e këtij Kuvendi. Ai procesverbal nuk reflekton aspak të vërtetën që kanë parë qytetarët, deputetët e opozitës, por edhe ju vetë. Kështu që ju lutem, korrigjoni procesverbalin dhe mos u sillni në këtë sallë sikur ka dy palë që janë dakord me atë çka ka ndodhur javën e shkuar," tha Këlliçi.



 

belind këlliçi ps pd

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2025, 10:07 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Niko peleshi TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme. Që në nisje të seancës ka pasur debate për shkak se opo...