Politike

"Pyesni Grmaoz Ruçin"/ Jozefina Topalli: Dekreti për Diellën është antikushtetutes, ngjan me meme

Gjatë fjalës, Topalli ka deklaruar se dekreti për 'Diellën' është antikushtetues dhe më shumë ngjan me meme.

24 Shtator 2025, 11:13 Nga I.A
"Pyesni Grmaoz Ruçin"/ Jozefina Topalli: Dekreti për
Jozefina Topalli

TIRANË- Deputetja demokrate Jozefina Topalli ka marrë fjalën sot për herë të parë që nga rikthimi i saj në Kuvend. Gjatë fjalës, Topalli ka deklaruar se dekreti për 'Diellën' është antikushtetues dhe më shumë ngjan me meme. Në fund, Topalli i kërkoi Niko Peleshit që të marrë disa këshilla nga Gramoz Ruçi si kryetar Kuvendi.  

"Neni i parë i kushtetues thotë që Shqipëria është republikë parlamentare. Para se të fillonin seancat, deputetët janë betuar mbi ketë kushtetutë dhe e kanë shkelur në mënyrë brutale. Futja në rend ditë e një dekreti antikushtetues që më shumë ngjante me një meme, është gjëja më e pabesueshme. Nuk e di sa deputetë ka prej vitesh, por pyesni Grmaoz Ruçi a ka ndodhur të përfshihet në dekretin e presidentit një lodër teknologjike. Pyetini a ka ndodhur në tre dekata që në parlamentin e Shqipërisë të nisë me ndryshimin e rregullores pa konsensus. Pyeteni z.Gramoz Ruçi," tha Topalli.

jozefina topalli seance plenare 24 shtator 2025

Sondazh

Poll