Politike

"Po e nxirrni nga binarët këtë Kuvend"/ Boçi për seancën e kaluar: Ka folur Diella, kryeministri, Balla

Sipas Boçit mazhoranca po e bën të pamundur fjalën e opozitës.

24 Shtator 2025, 11:02 Nga E.d
"Po e nxirrni nga binarët këtë Kuvend"/ Boçi
Luçiano Boçi

TIRANË – Deputeti i PD-së Luçiano Boçi deklaroi sot gjatë seancës plenare në Kuvend, se mazhoranca po e nxjerr Kuvendin nga binarët. Sipas Boçit mazhoranca po e bën të pamundur fjalën e opozitës. Deputeti Boçi pohoi se gjatë seancës kanë folur vetëm Kryetari i Kuvendit, deputeti Balla, Kryeministri Rama dhe Diella. Ai shtoi edhe faktin se nuk ka ndodhur ndonjëherë që në një seancë plenare të flasin vetëm katër emra.

“Po e nxirrni nga binarët këtë Kuvend. Ju e bëni atë që është e mundur, të pamundur. Po bëni të pamundur fjalën e opozitës. Me krenari kreu i grupit parlamentar të PS tha; ju nuk keni folur! Po nuk kemi folur. Po si nuk keni turp! Po pse votëbesim është ngritja e kartonit? Ka folur Diella, kryeministri, Balla dhe ju. Nuk ka ndodhur që seanca e betimit të ketë vetëm 4 emra," tha Boçi.

 

luçiano boçi opozita seancë plenare

Sondazh

Poll