Politike

"Te drejtën minimale ju na e mohoni"/ Erald Kapri: Nuk ka Kuvend tjetër që deputetët nuk kanë të drejtë të flasin

Gjatë seancës së sotme plenare, Kapri është shprehur se nuk ka kuvend tjetër në botë që deputetët nuk kanë të drejtë të flasin.

24 Shtator 2025, 11:39 Nga I.A
"Te drejtën minimale ju na e mohoni"/ Erald Kapri: Nuk ka Kuvend
Erald Kapri

TIRANË- Deputeti Erald Kapri nga Partia Mundësia ka deklaruar se kryetari i Kuvendit Niko peleshi po iu mohon të drejtën e fjalës. Gjatë seancës së sotme plenare, Kapri është shprehur se nuk ka kuvend tjetër në botë që deputetët nuk kanë të drejtë të flasin.

"Kryetar, u bënë dy javë që është mbledhur ky parlament, seanca e 5-të dhe fatkeqësisht deputetët nuk kanë të drejtën minimale për të folur. Nuk di të ketë një parlament tjetër që deputetët nuk mund të flasin. Në vitin ‘91 kur u mblodh parlamenti i parë pluralist, kur njerëzit ishin burgjeve e familjet në internim, u bë 4 ditë debat për qeverinë. Te drejtën minimale ju na e mohoni. Respektoni Kuvendin, kërkojmë vetëm të flasin. Ky nuk është një parlament që mund të anëtarësojë Shqipërinë në BE”, tha Kapri.

erald kapri seance plenare 24 shtator 2025

Sondazh

Poll