Politike

"Moralisht nuk jeni kryetar Kuvendi"/ Alizoti: Edhe në kohën e Adil Çarçanit ka pasur debate në këtë kuvend

Sipas Alizotit, Peleshi nuk lejon opozitën të flasë dhe se kjo është hera e parë në 30 vite që ndërpritet seanca më e rëndësishmë e këtij mandati.

24 Shtator 2025, 10:52 Nga E.d
"Moralisht nuk jeni kryetar Kuvendi"/ Alizoti: Edhe në
Tomor Alizoti

TIRANË – Deputeti i PD-së Tomor Alizoti i kërkoi sot gjatë seancës plenare , Kryetarit të Kuvendit Peleshi të rikthehet seanca e parë plenare. Sipas Alizotit, Peleshi nuk lejon opozitën të flasë dhe se kjo është hera e parë në 30 vite që ndërpritet seanca më e rëndësishmë e këtij mandati. Sipas deputetit demokrat, Peleshi mund të jetë Kryetar i Kuvendit ligjërisht por jo moralisht, pasi morali është një element që qëndron gjatë tek një person. Ai shtoi faktin se edhe në kohën kohën e Adil Çarçanit ka pasur debate në këtë kuvend.

“Zoti Peleshi, ligjërisht mund të jeni kryetar i Kuvendit por moralisht nuk jeni. Morali është element që qëndron gjatë, parlamenti nuk mund të jetë oborri i kryeministrit. Shikoj tendencë që kur flet shumica ju tentoni të gjeni arsye për të vazhduar. Kërkoj në procerverbal rikthimin e seancës. Precedenti politik edhe në drejtësi është akt i rrezikshëm, hera e parë në 30 vjet që ndërpritet seanca themelore, më e rëndësishme e këtij mandati. Opozita ka fjalën, lëri njerëzit të diskutojnë. Edhe në kohën e Adil Çarçanit ka pasur debate në këtë kuvend. Keni kartën e BE-së. Do iu lutesha të rikthehet seanca e parë,. Ku të diskutoni dhe ilumuinoni njerëzit që do në BE, por mund ta çoni edhe në Kozmos. Bëhuni moralisht kryetar i kuvendit se iu përket shqiptarëve,” tha Alizoti.

 

 

tomor alizoti seancë plenare opozita

Sondazh

Poll