Politike

Balla i përgjigjet Opozitës: Dhunuat seancën plenare, pas një jave doni të jepni mendim

Ai shtoi se rregullorja e Kuvendit nuk e lejon këtë dhe se fjalën duhet ta marrin vetëm ata që nuk kanë dhënë ende një mendim.

24 Shtator 2025, 10:38 Nga E.d
Balla i përgjigjet Opozitës: Dhunuat seancën plenare, pas
Taulant Balla

TIRANË- Deputeti i PS-së Taulant Balla i ka bërë një kërkesë Kryetarit të Kuvendit, gjatë seancës plenare të mbajtur sot në Parlament. Balla tha se deputetët demokratë dhunuan javën e shkuar seancën plenare dhe se sot nuk duhet tu jepet e drejta e fjalës. Ai shtoi se rregullorja e Kuvendit nuk e lejon këtë dhe se fjalën duhet ta marrin vetëm ata që nuk kanë dhënë ende një mendim.

Zoti kryetar i Kuvendit do të kërkoja nga ana juaj që deputetëve parafolës t’u kujtohet se janë në shkelje të hapur të rregullores së Kuvendit. Ky moment procedurial i seancës është i rregulluar nga rregullorja e Kuvendit. I hodha një sy me vëmendje procesverbalit nga seanca e kaluar dhe s’më rezulton se ndonjëri prej depyutetëve që kanë marrë fjalës të jenë folës në seancën e kaluar, dhe sipas nenit 44, fjalën mund ta marrin vetëm ata që kanë dhënë mendim seancën e kaluar dhe mendimi i të cilëve nuk është zbardhur si duhet. Për ata që nuk dinë të lexojnë rregulloren e Kuvendit, por lexoj nenin 44, fillimi i seancës plenare. Këta nuk kanë pasur mendim, nuk di unë të rezultojë ndonjë mendim. A mund të kenë pasur ndërmend të shprehin ndonjë mendim, por pasi dhunuan seancën, prishën solemnitetin e një prej seancave më të rëndësishme, vijnë pas një jave dhe duan të japin mendim. Prandaj zoti kryetar i Kuvendit, kemi kaluar sot me konsensus në konferencë të kryetarëve përbërjen e komisioneve dhe propozimet e grupeve parlamentare të opozitës dhe të deputetëve të pavarur, të kalojmë në votim përbërjen e komisioneve dhe të mos bëjmë hile me procedurën“, tha Balla.

taulant balla seance plenare 24 shtator 2025

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2025, 10:07 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Niko peleshi TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme. Që në nisje të seancës ka pasur debate për shkak se opo...