Politike

"Na garantuat se do merrnim fjalën"/ Balliu: Për Ramën nuk u mor asnjë masë, përdori emra familjarësh

Ai tha se Rama përdori emra familjarësh gjatë seancës dhe se ndaj tij nuk u mor asnjë masë.

24 Shtator 2025, 10:35 Nga E.d
"Na garantuat se do merrnim fjalën"/ Balliu: Për Ramën
Klevis Balliu

TIRANË – Deputeti i Opozitës Klevis Balliu, deklaroi sot gjatë seancës plenare në Kuvend se deputetëve të opozitës ju hoq e drejta e fjalës dhe iu dha Kryeministrit Rama. Ai tha se Rama përdori emra familjarësh gjatë seancës dhe se ndaj tij nuk u mor asnjë masë.

"Kjo opozitë nuk ka asnjë armë në dorë përveç diskutimeve, është në interes të opozitës dhe qeverisë që parlamenti të jetë arenë debati ku ju të nxirrni programin tuaj. Duke ju referuar kodit të sjelljes, në nenin 11 pika 2, kur deputeti i ri mban fjalën në respekt të tij, jo vetëm që nuk përshëndetet fjala e deputetit të ri por as nuk i jepet mundësia të mbajë fjalën. Keni bërë përjashtime për deputetët e opozitës, na garantuat se do merrnim fjalën pas pushimit të seancës dhe ja dhatë kryetarit te grupit socialist. Kryeministri këtu përdori emra familjarësh dhe nuk ku mor asnjë masë. Edhe unë mund të them se ai vjen nga një familje trafikantësh por nuk ma lejon etika," tha Balliu.

klevis balliu edi rama opozita

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2025, 10:07 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Niko peleshi TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme. Që në nisje të seancës ka pasur debate për shkak se opo...