Politike

Urdhërit të Ramës nuk i binden gjithë socialistët/ Aldo Merkoçi dhe Alfred Muharremi braktisën sallën, nuk votuan pro shkarkimit të Veliajt

Gaz Pajës, Aldo Merkoci dhe Joleza Koka nuk ishin fare të pranishëm, ndërsa dy këshilltarët e PS-së, Aldo Merkoçi dhe Alfred Muharremi në momentin e votimit braktisën sallën dhe nuk morën pjesë në votim. Ndër ata që nuk mori pjesë në mbledhje ishte edhe Anuela Ristani, e cila sipas rregullores së brendshme duhet të kishte qenë e pranishme dhe të kishte drejtuar punimet e mbledhjes.

23 Shtator 2025, 17:51 Nga E. D
Urdhërit të Ramës nuk i binden gjithë
pamje nga mbledhja

TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës, votoi sot për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Por, jo të gjithë socialistët iu binën urdhërit të Kryeministrit Edi Rama. Gaz Pajës, Aldo Merkoci dhe Joleza Koka nuk ishin fare të pranishëm, ndërsa dy këshilltarët e PS-së, Aldo Merkoçi dhe Alfred Muharremi në momentin e votimit braktisën sallën dhe nuk morën pjesë në votim.

Ndër ata që nuk mori pjesë në mbledhje ishte edhe Anuela Ristani, e cila sipas rregullores së brendshme duhet të kishte qenë e pranishme dhe të kishte drejtuar punimet e mbledhjes. Përveç socialistëve në votim nuk mori pjesë as Fabjan Topollaj i Bindjes Demokratike, i cili gjatë fjalës së tij tha se procedura për shkarkimin e Veliajt është e gabuar.

këshilli bashkiak i tiranës

Sondazh

Poll