Politike

Mbledhja e Këshillit bashkiak Tiranë, Jonathan Pano: Tirana po vuan prej 12 vitesh

Gjatë fjalës së tij Pano tha gjithashtu se ka kërkuar që shtohet në rend dite edhe miratimi i bonusit të qirasë.

23 Shtator 2025, 16:57 Nga E. D
Mbledhja e Këshillit bashkiak Tiranë, Jonathan Pano: Tirana po vuan
Jonathan Pano

TIRANË- Këshilltari demokrat në Bashkinë e Tiranës, Jonathan Pano, gjatë fjalës së tij në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak theksoi se kryeqyteti po vuan prej 12 vitesh, dhe jo prej muajit shkurt kur dhe u arrestua Erion Veliaj. Gjatë fjalës së tij Pano tha gjithashtu se ka kërkuar që shtohet në rend dite edhe miratimi i bonusit të qirasë.

“Jam shumë dakord që Tirana po vuan. Nuk kishte nevojë për një drejtues që nga Shkurti? Nuk po vuan vetëm këto 7 muaj, ka 12 vjet që po vuan. Kam kërkuar të shtohet në rend dite edhe miratimi i bonusit të qirasë. Po bëni çdo gjë sa mos preket qëllimi parësor, aksioma e pushtetit”, tha Jonathan Pano.

 

jonathan pano

Sondazh

Poll