Politike

"Dikur e adhuronin punën e kryebashkiakut"/ Albi Jahelezi: Kontradiktore që sot vini dhe e shkarkoni Erion Veliajn

Jahelezi tha se ky vendim duhet të ishte marrë më parë, në këtë mënyrë punët e Bashkisë do të ishin ndryshe.

23 Shtator 2025, 17:07 Nga E.d
"Dikur e adhuronin punën e kryebashkiakut"/ Albi
Albi Jahelezi

TIRANË – Albi Jahelezi deklaroi gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës se do të votojë pro shkarkimit të Veliajt. Jahelezi tha se ky vendim duhet të ishte marrë më parë, në këtë mënyrë punët e Bashkisë do të ishin ndryshe. Ai shtoi se Bashkia duhet t’i shërbente qytetarëve, jo oligarkëve apo drejtorëve të 5D-ve dhe inceneratorit.

"Ne kërkesën për shkarkimin e Veliajt e kemi  që në Maj dhe kjo gjë është me vonesë. Nëse ne do ta kishim marrë këtë vendim që po marrim sot, punët e Bashkisë do te ishin ndryshe.

Bashkia do t’i shërbente qytetarëve, nuk do ti shërbente oligarkëve apo drejtorëve të 5D dhe inceneratorit. Po ju pret 7 muaj ju e zvarritet këtë gjë. Më vjen keq që nuk ishit ju si kryetare e Këshillit Bashkiak, por më duhet ta them që të gjithë ata që e mbrojtën dhe admiruar ish-kryetarin e Bashkisë, sot po i bëni vdekjen politike. Kështu që faleminderit dhe me kënaqësi do të votojmë shkarkimin e tij”, tha ai

albi jahelezi mbledhje shkarkim nga detyra

Sondazh

Poll