Politike

"Vota jonë pro është për interesin e qytetarëve"/ Gjokutaj këshilltarëve socialistë: Ju doni ta shkarkoni Veliajn se zbatoni udhëra politike

Gjokutaj tha se votat pro të opozitës janë në interes të qytetarëve.

23 Shtator 2025, 16:47 Nga E.d
"Vota jonë pro është për interesin e
Genc Gjokutaj

TIRANË – Avokati Genc Gjokutaj deklaroi gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës se socialistët po votojnë pro sepse po zbatojnë udhërat politike nga Rama. Gjokutaj tha se votat pro të opozitës janë në interes të qytetarëve. Ai tha se Veliaj nuk mungon në këtë mbledhje për shkak të vullnetit të tij dhe se rasti i tij është unikal dhe i pari që një kryetar ndodhet në këto kushte.

“Dhe dua ta sjell në vëmendjen tuaj pavarësisht se bëni dallim e deklaroni të votojmë pro propozimit, por nga pikëpamja ligjore nuk është pika c nenit 62 sepse Veliaj nuk mungon për shkak të vullnetit të tij, gjë që nuk afekton mandatin e tij, por interesi publik na kërkon që ta bëjmë këtë oportunitet. Është rast unikal dhe i pari që një kryetar ndodhet në këto kushte.

Dua ta vë në dukjen tuaj sigurisht që ju do mundoheni ta relativizoni vendimin e Veliajt, por respekti që keni për të është aq sa nuk pranuat të vij të flasë. Votimi jonë pro është njëjtë në formë me votimin tuaj, por ndryshon katërcipërisht në përmbajtje: ju doni ta shkarkoni Veliajn se zbatoni udhëra politike, ndërsa vota jonë pro është për interesin e qytetarëve," tha Gjokutaj. 

genc gjokutaj edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll