Politike

"Sot po e çlironi Tiranën"/ Teliti Këshilltarëve Socialistë: Gjyqin do ia bëjë Gjykata, por Veliaj duhej të ishte këtu

Ai tha se Veliaj nuk duhet shkarkuar vetëm se mungoi për 90 ditë, por se e ka kthyer Tiranën në një lavatriçe të pastrimit të parave.

23 Shtator 2025, 16:52 Nga E.d
"Sot po e çlironi Tiranën"/ Teliti Këshilltarëve
Dorian Teliti

TIRANË – Dorian Teliti tha gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës se do të votonte pro shkarkimit të Veliajt. Ai tha se Veliaj nuk duhet shkarkuar vetëm se mungoi për 90 ditë, por se e ka kthyer Tiranën në një lavatriçe të pastrimit të parave. Teliti shtoi se Veliaj duhet të ishte sot i pranishëm në të drejtën e tij kushtetuese dhe të jepte variantin e tij.

“Po ngriheni në lartësinë e detyrës, keni 7 muaj që i keni munguar kësaj lartësie. Kjo i ka kushtuar Tiranës shumë. Ky është akt historik. Sot i bashkuam votat jo ne me ju, por ju me ne, pasi kemi 4 muaj që kjo ditë të ndodhte dhe ju përsëri nuk u ngritët. Më mirë vonë se kurrë, por faleminderit sot që të paktën po e çlironi Tiranë. Do doja që ky akt të ishte i pasqyruar edhe me shumë shkelje të tjera që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve.

Veliaj nuk duhet shkarkuar se mungoi 90 ditë, duhet shkarkuar për krimet ekonomiko-financiar dhe braktisjen që i ka bërë Tiranës, e ka kthyer Tiranën në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave. Ky pr.vendim nuk është i plotë, ndonëse do marrë votat tona dhe është kërkesa jonë politike.

Do doja shumë që i pandehur Erion Veliaj, kryetari në ikje ta kishim sot këtu, t’ia thoja në sy, sepse s’ka pasur kurajo të qëndronte para nesh, të përballej me ne. Gjyqin e vet do ia bëjë Gjykata, ama duhej të ishte sot këtu në të drejtën e tij kushtetuese dhe të jepte variantin e tij, t’ia thonim në sy këto të vërteta therëse e kriminale që i ka shkaktuar këtij kryeqyteti”, tha Teliti.

 

dorian teliti erjon veliaj pd

Sondazh

Poll