Politike

Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt

Tashmë i takon Këshillit të Ministrave që të miratojë vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

23 Shtator 2025, 17:21 Nga E. D

 

Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt
Erion Veliaj

TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar sot pro shkarkimit të Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut. Tashmë i takon Këshillit të Ministrave që të miratojë vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Mbledhja u hap nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino e cila tha se vendimi për shkarkimin e veliajt është imponuar nga nevoja urgjente e Tiranës për të pasur një drejtues në krye të punëve.

Urdhëri për shkarkimin e Veliajt u dha fillimisht nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, ku ai shpalli si kandidate për drejtimin e bashkisë Ogerta Manastirliun.

erion veliaj

Sondazh

Poll