Politike

"Veliajn duhej ta dëgjonim, pse keni frikë"?/ Mbledhja për shkarkimin e Veliajt/ Papa: Sekretari i Këshillit të mos flasë në emrin tonë

Papa tha se Veliaj duhej të dëgjohej qoftë edhe online dhe shtroi pyetjen për socialistët se përse kanë frikë ta dëgjojnë Kryebashkiakun. 

23 Shtator 2025, 16:44 Nga E. D
"Veliajn duhej ta dëgjonim, pse keni frikë"?/ Mbledhja
Enriketa Papa

TIRANË- Këshilltarja opozitare, Enriketa Papa duke folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt tha se kryebashkiaku duhej të dëgjohej në mbledhje. Ajo theksoi se sekretari i Këshillit Bashkiak nuk mund të flasë në emër të këshilltarëve. Papa tha se Veliaj duhej të dëgjohej qoftë edhe online dhe shtroi pyetjen për socialistët se përse kanë frikë ta dëgjojnë Kryebashkiakun. 

“Kjo është lojë që nuk shkon, sekretari të mos flasë në emër të këshillit, ne nuk jemi pyetur, nuk jemi mbledhur, ka disa kërkesa për të mbledhur kryesinë që kur doli lajmi se do mbahet mbledhja e këshillit. Sot jemi më Diellën e famshme, është mundësia online ta dëgjojmë kryebashkiakun, të vëmë precedentin për ta dëgjuar. Përse trembemi? I kemi të gjitha mundësitë”, u shpreh Papa.

 

enriketa papa

Sondazh

Poll