Politike

"Vjedhjet Veliaj nuk i ka bërë vetë, por duke bashkëpunuar"/ Alimehmeti socialistëve: Procedurat për shkarkimin e Veliajt po i ndërmerrni pas deklaratës së kryeministrit

23 Shtator 2025, 17:10 Nga E.d
"Vjedhjet Veliaj nuk i ka bërë vetë, por duke
Ilir Alimehmeti

TIRANË – Ilir Alimehmeti deklaroi gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës se vjedhjet e Veliajt nuk janë bërë vetëm , por kanë bashkëpunuar edhe socialistët e tjerë. Këshilltari i PD-së akuzoi se ata protestuan para SPAK-ut pasi iu tha Kryeministri. Alimehmeti shtoi faktin se Veliaj është aty ku është, për shkak të dëmeve financiare që ka bërë.

"Vjedhjet Erion Veliaj nuk i ka bërë vetë, por duke bashkëpunuar me ju. Shkuat ju për të protestuar para SPAK për të kundërshtuar masën e arrestit ndaj Veliajt. Ju e bëtë këtë që po bëni, vetëm pasi iu tha kryeministri. Veliaj është aty ku është, për shkak të dëmeve financiare që ka bërë. Veliaj është kapitull i mbyllur. U mbyll në këtë formë, por ju jeni kapitull i hapur. Ju ishit elementi kontrullues i tij dhe nuk e bëtë punën tuaj," tha Këshilltari i PD në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti:

erion veliaj ilir alimehmeti pd

Sondazh

Poll