Politike

“Të shkarkohet Veliaj dhe Këshilli Bashkiak”/ Mirela Ruko tregon prapaskenat në mbledhjet e mëparshme: Qytetarët paguajnë kot, këtu nuk ka diskutim

Ruko është shprehur pro shkarkimit të tij, pasi sipas saj kjo është më e mira për Tiranën.

23 Shtator 2025, 16:34 Nga E.d

“Të shkarkohet Veliaj dhe Këshilli Bashkiak”/ Mirela Ruko

TIRANË - Mirela Ruko, këshilltarja e Lëvizjes Bashkë tha gjatë fjalës së saj në Këshillin Bashkiak tha se Veliaj duhet të shkarkohet nga detyra. Ruko është shprehur pro shkarkimit të tij, pasi sipas saj kjo është më e mira për Tiranën. Sipas Rukos qytetarët pagiuajnë kot për këshillin bashkiak, ndërkohë që nuk diskutohet dhe nuk çohen para çështjet e këshilltarëve.  Ajo shtoi gjithashtu se edhe Edi Rama është përgjegjës, pasi nuk ka mbajtur përgjegjësi për një kryetar bashkiak të akuzuar për korrupsion.

"Në fakt kryetari në detyrë ka diçka për të thënë, duhet të ishte para drejtësisë dhe të fliste për bashkëpunëtorët e tij. Kjo do të ishte e mira e tij e vetme për Tiranën. Ajo që dua të shtoj për këtë mbledhje jam pro shkarkimit të Veliajt, e kam kërkuar në krye të herës që në momentin kur akuzohej, ajo që më çudit është pse nuk ka diskutim në këtë mbledhje sa i përket këshilltarëve të PS që e kanë mbështetur Veliajn për çdo propozim që ka bërë në këtë këshill. Kanë qenë noteri që kanë mbështetur gjithçka.

Nga ky pozicion që qytetarët e Tiranës më kanë besuar, dua të bëj me dije se kjo është një nga ato mbledhja shembull të këshillit bashkiak ku këshilltarët flasin, nuk u ndërpritet fjala, ku ka media në mbledhje. Mendoj që qytetarët e Tiranës paguajnë kot për këshillin bashkiak ndërkohë që ky këtu nuk diskutohet dhe nuk çohen para çështjet e këshilltarëve.

Ai që duhet të mbajë përgjegjësi është edhe kryeministri Edi Rama meqë ju ka bërë zgjatim të pushtetit të tij, duke ju kërkuar se çfarë duhet të veproni dhe mendoni, atëherë pse nuk mban po ashtu përgjegjësi për një kryetar bashkiak të akuzuar për korrupsion”, tha Ruko.


 

 

 

 

 

 

 

 

 

mirela ruko erjon veliaj edi rama

Sondazh

Poll