Politike

"Nuk po i bëjmë gjyqin Erion Veliajt"/ Mbledhja e këshillit bashkiak, Luan Bregasi: Seanca e sotme është mbledhje normale

Bregasi  theksoi se gjyqin Erion Veliajt do ja bëjnë institucionet gjyqësore.

23 Shtator 2025, 16:32 Nga E. D
"Nuk po i bëjmë gjyqin Erion Veliajt"/ Mbledhja e
Luan Bregasi

TIRANË- Këshilltari bashkiak në Tiranë, Luan Bregasi gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për e Valiajt tha se nuk po i bëhet gjyqi Erion Veliajt, por seanca e sotme është mbledhje normale. Bregasi  theksoi se gjyqin Erion Veliajt do ja bëjnë institucionet gjyqësore.

“Duhet konsideruar një mbledhje normale, rend dite, nuk duhet menduar se po bëhet një gjyq. Gjyqin Erion Veliajt do ja bëjnë institucionet gjyqësore. Ky akt që ne bëjmë sot është normal në kuptimin e një raporti që ka kryetari i një bashkie me një këshill bashkiak. Është raport ligjor. Opozita mund të ketë të drejtën që i erdhi rasti tani, mund ta bëni, por ne nuk po i bëjmë gjyq Erion Veliajt. Për këtë shkak po e bëjmë këtë gjë se besojmë te institucionet e drejtësisë. Para 3 muajsh nuk ishim dakord sepse nuk do kuptonim cila do ishte ecuria e Erion Veliajt dhe ecuria e punëve të bashkisë", tha Luan Bregasi.

 

luan bregasi

Sondazh

Poll