Sport

“Lojtari me ngjyrë”, Teuta bën autogol ndaj Ngoo, Tirana kërkon të shqyrtohet nga Komisioni i Etikës

3 Shkurt 2020, 15:19 Nga DOSJA
“Lojtari me ngjyrë”, Teuta bën autogol ndaj Ngoo, Tirana

TIRANË- Tirana-Teuta, një duel që nuk do të mbarojë kurrë, është kthyer në luftë në distancë me akuza dhe kundër-akuza. Pas humbjes 2-1, Teuta reagoi ashpër nëpërmjet zyrës për shtyp, ndaj sulmuesit të Tiranës, Michael Ngoo.

Sipas bregdetarëve, anglezi i ka shkaktuar tre lojtarëve të ndryshëm fraktura, duke u shprehur se “klubi dhe tifozët janë shumë të irrituar për veprimet e lojtarit me ngjyrë” dhe kërkonin dënim nga komisionet e federatës.

Qëndrimi solli reagimin e Tiranës, me klubin bardheblu që e cilësoi raciste deklaratën e Teutës, duke pretenduar që ajo të shqyrtohet nga Komisioni i Etikës. Gara për titullin tashmë është transferuar edhe jashtë fushës.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport emanuel ngoo teuta tirana emanuel ngoo teuta tirana

Sondazh

Poll