Sport

Po bën surprizën me Veronën, trajneri Juric: Kumbulla dhe Rrahmani duan kontrata milionerësh!

2 Shkurt 2020, 19:46 Nga DOSJA
Po bën surprizën me Veronën, trajneri Juric: Kumbulla dhe

Verona po bën një kampionat jashtë çdo lloj parashikimi, duke rezultuar më konkurruese sesa u mendua. Lojtarët që po shkëlqejnë janë dy shqiptarët, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani.

Dy lojtarët kanë qenë më të kërkuarit në merkaton e janarit dhe vetëm mbrojtësi i Shqipërisë nuk u shit, pasi nuk dëshironte Napolin që i bëri ofertë zyrtare dhe gjeti akordin me Veronën, por donte vetëm Interin. Gazetarët në Itali i kanë bërë një pyetje me shumë llogjikë trajnerit të Veronës, Juriç, duke kërkuar të dinë sesi është që të trajnosh dy lojtarë që tashmë janë të shitur, por edhe për Marash Kumbullën, që e duan shumë ekipe të njohura.

“Po ka pak tension. Ata e kanë pasur sepse është e qartë që duan të shkojnë në klube të tjera më të forta dhe ku bëhen kontrata milionerësh. Në këtë moment fitojnë më pak se të tjerët dhe është normale që donin të largoheshin. Por këto emra janë shumë serioë dhe të lidhur me skuadrën tani”, ka thënë Juriç.

(e.ç.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport amir rrahmani marash kumbulla amir rrahmani marash kumbulla

Sondazh

Poll