Sport

Batuta e Bathës: Po ta prekja gjyqtarin, do të rrëzohej dhe s’do vraponte dot

2 Shkurt 2020, 19:48 Nga DOSJA
Batuta e Bathës: Po ta prekja gjyqtarin, do të rrëzohej dhe

Idriz Batha sot u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Teutës. Mesfushori luajti shkëlqyeshëm, duke e ndihmuar Tiranën të fitojë me përmbysje 2-1.

Pas ndeshjes, ish-lojtari i Partizanit dhe Flamurtarit foli për Supersport për tema të ndryshme, por sidomos për “incidentin” me gjyqtarin.

TIFOZERIA – “Tirana e tregoi forcën. Skuadra e ka treguar javët e fundit që ka cilësi dhe forcë për të fituar kundër çdo rivali. Tifozeria ishte e zjarrtë dhe fituam bashkë”.

GRUPI – “Shokët tani janë afruar më shumë me njëri-tjetrin. 80% e ekipit ndryshoi dhe të gjithë duan kohë të përshtaten. Them se tani e kemi gjetur gjuhën e përbashkët”.

GJYQTARI – “Preka gjyqtarin? Sinqerisht, nuk më kujtohet. Nuk e besoj ta kem prekur. Të jeni të sigurt, se po ta kisha prekur, do të ishte në tokë dhe jo duke vrapuar”.

RIVALITETI – “Ekipet në Shqipëri nuk kanë diferenca të mëdha. Nëse ne vazhdojmë kështu, besoj se mund të dalim në krye. Duhet edhe pak fat”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport batha batuta tirana batha batuta tirana

Sondazh

Poll