Sport

Ansu Fati mahnit të gjithë, shënon dy gola në fitoren kundër Levantes

2 Shkurt 2020, 22:07 Nga DOSJA
Ansu Fati mahnit të gjithë, shënon dy gola në fitoren

Barcelona sonte e pati të lehtë të fitonte kundër Levantes, edhe pse në tabelën e golashënuesve nuk u shënua emri Leo Messi.

“El Mundo Deportivo” e cilësoi një skuadër me dy fytyra Barcelonën, por në fund vlejnë tri pikët dhe kjo ka rëndësi kur po hyjmë në fazën më delikate të sezone.

Katalanasit e dominuan ndeshjen në “Camp Nou” dhe zgjidhën gjithçka në 30 minutat e para. Gjeniu Messi asistoi të dy golat e talentit Ansu Fati, i cili u ngjit në kuotën e katër golave në kampionatin spanjoll.

Kjo dopietë e talentit bëri që Barcelona të zbresë sërish distancën me Real Madridin kryesues në 3 pikë. “Los Blancos” kanë aktualisht 49 pikë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ansu fati barcelona levante ansu fati barcelona levante

Sondazh

Poll