Sport

VIDEO: Si të shënosh 54 pikë kundër Chicago Bulls? Telefono Kyrie Irving!

2 Shkurt 2020, 21:11 Nga DOSJA
VIDEO: Si të shënosh 54 pikë kundër Chicago Bulls? Telefono

Ylli i Brooklyn Nets, Kyrie Irving, bëri një ndeshje fenomenale kundër Chicago Bulls, duke shënuar 54 pikë. Basketbollisti i famshëm ishte thjesht i pandalshëm, sidomos në çerekun e parë të lojës, kur dhe shënoi 10 koshat e parë në 10 tentativa, me 100% saktësi!

Mbrojtja e Chicago Bulls nuk kishte përgjigje për mjeshtërinë dhe dinamikën e Irving-ut, i cili e dominoi i vetëm këtë ndeshje. Irving është një ndër lojtarët më të mirë në NBA-së dhe këtë sezon ka shënuar më shumë se 500 pikë për Brooklyn Nets. A doni më shumë?

Ish-ylli i Cleveland Cavaliers dhe Boston Celtic njihet për stilin e ngjashëm të lojës me legjendën Kobe Bryant, i cili u nda nga jeta pas një aksidenti pak ditë më parë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport basketboll irving video basketboll irving video

Sondazh

Poll