Sport

Penallti e humbur dhe karton të kuq, City i bën të gjitha gabim dhe.. fiton Mourinho!

2 Shkurt 2020, 18:45 Nga DOSJA
Penallti e humbur dhe karton të kuq, City i bën të gjitha gabim

25 javë kampionat anglez, 22 pikë diferencë me Liverpool-in kryesues. Ky është fati i keq i Manchester City, skuadër e cila dita-ditës duket se nuk ka lidhje me atë që vjet u shpall kampione e Premier League.

Tottenham sot mposhti 2-0 “Qytetarët” në shtëpi në një ndeshje e cila u vendos kryesisht nga një karton i kuq i mbrojtësit Zinchenko. 40 minutat e para u karakterizuan nga mbajtja e topit e miqve, të cilët fituan paksa motivim vetëm kur gjyqtari akordoi një penallti në favor të tyre.

Për fatin e keq të trajnerit Guardiola, mesfushori Gundogan dështoi ta kthente në gol. Kështu u mbyll pjesa e parë. Shumë më aktive ishin 45 minutat e dyta, sidomos pasi Zinchenko mori kartonin e dytë të verdhë në të 60′.

Bergwijn shënoi golin e parë të takimit tre minuta më pas, me takimin e parë të topit si lojtar i Tottenham-it. Lojtari i transferuar në merkaton e janarit nga Mourinho debutoi me gol pas një asisti nga Lucas Moura.

Son tetë minuta më pas mendoi edhe për golin e sigurisë, i asistuar nga Tanguy Ndombeles. Pas kësaj ndeshjeje, duket qartë se City do ta përqendrojë vëmendjen te Champions League, sepse këtë sezon është hija e vetes në kampionat.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport city son tottenham city son tottenham

Sondazh

Poll