Sport

VIDEO/Nuk i mbajti nervat dhe shtyu arbitrin, lojtari pritet të marrë një dënim shembullor! (VD)

2 Shkurt 2020, 22:00 Nga DOSJA
VIDEO/Nuk i mbajti nervat dhe shtyu arbitrin, lojtari pritet të marrë

Futbollisti i Monakos Gelson Martins rrezikon të përjashtohet për 6 muaj nga aktivitetet futbollistike për shkak se shtyu dy herë me duar gjyqtarin e sfidës së djeshme Nimes Monako.

Portugezi nuk e përmbajti veten kur arbitri ndëshkoi me karton të kuq shokun e skuadrës Bakajoko për ndërhyrje të ashpër.Martins shtyu arbitrin, i cili akordoi përsëri karton të kuq për vetë lojtarin e Monakos duke e lënë ekipin e principatës me 9 futbollistë.

Sërish, 24-vjeçari pësëriti gjestin antisportiv duke shtyrë arbitrin.

Vendimi për Martins do të jepet ditën e mërkurë kur do të mblidhet Komisioni i Disiplinës së Federatës Franceze të Futbollit. Minimalisht, Martins mund të përjashtohet 8 ndeshje, ndërsa dënimi më i rëndë shkon në 6 muaj pa luajtur.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gelson martins monaco gelson martins monaco

Sondazh

Poll