Sport

Lukaku godet dy herë Udinesen, Interi 3 pikë larg Juventusit

2 Shkurt 2020, 21:53 Nga DOSJA
Lukaku godet dy herë Udinesen, Interi 3 pikë larg Juventusit

Nuk është Lautaro Martinez, por është Romelu Lukaku. Sulmuesi belg sonte shënoi dy gola për Interin në ndeshjen kundër Udineses në transfertë, duke i dhënë fitoren 2-0 skuadrës së tij.

Kjo fitore e merituar i ngjit zikaltrit në kuotën e 51 pikëve, vetëm tri më pak se Juventusi kryesues në tabelën e klasifikimit.

Pjesa e parë nuk pati gola dhe as aksione për t’u mbajtur mend, por 45 minutat e dyta patën ritëm tjetër. Lukaku dhuroi spektakël jo vetëm me gola, por edhe me lojë. Fillimisht ai shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 65-të, ndërsa në të 72-n u tregua super i ftohtë me penallti.

Kaq mjaftoi që Interi të fitonte dhe të gëzonte tifozët në këtë fundjavë të parë të shkurtit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter lukaku udinese inter lukaku udinese

Sondazh

Poll