"Nëse nuk disponon leje nuk bën dot asgjë"/ Rama: Për çdo ndërtim me leje do të ketë inspektor përkatës
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për çdo ndërtim në Tiranë do të ketë një inspekt...
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se njerëz që në kat të parë kanë vendosur traun të hapësira e përbashkët nuk do të ketë më.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se hapësira e përbashkët është e gjithë banorëve. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se njerëz që në kat të parë kanë vendosur traun të hapësira e përbashkët nuk do të ketë më. Ndërkohë që shtoi se çudira të tilla, si njerëz që mbajnë lopë e dele në kat të parë të pallateve, do të marrin fund komplet.
"Ajo është një pronë e cila mirëmbahet nga shteti, si hapësirë publike. Nuk mundet dot ti të thuash që unë kam një shesh në mes të pallateve, është toka ime, unë do ve traun dhe do ti marr njerëzve para se fusin makinën. Më keq akoma, unë jetoj në kat të parë, kam tokën time e rrethoj tokën e pallatit dhe rris pula, dele, lopë…këto janë realitete. Mjelin lopë në kat të parë, është e imja thotë. Jo nuk është e jotja. Pavarësisht se mund të kesh një certifikate prone, ti nuk mund të mbash lopën atje, sepse është një sipërfaqe e përbashkët. Deri ne momentin kur bashkia të thotë që do bëjmë një fermë këtu dhe këtij zotërisë do i japim mundësi të rrisë lopë këtu që prodhon qumështin ditën dhe mjaltë natën. Këtu flasim për ata që kanë marrë prona në mënyrën më të paimagjinueshme, por i kanë marrë nëpër territore ku jetojnë qindra e mijëra njerëz. I bëjnë karshillëk komunitetit duke i parë nga poshtë dhe ata tjerët rrinë lart, sikur jetojnë mbi kopsht zoologjik. Për pallatet e reja as që bëhet fjalë fare. Ata që hyjnë në atë pallat e kanë të përbashkët atë hapësirë”, tha Rama.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për çdo ndërtim në Tiranë do të ketë një inspekt...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në lidhje me projektet arkitekturore që ndryshohen nga ndërtuesit, ka përme...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ndaj nismës së kryeministrit Rama për vendosjen ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fasadat e pallateve duhet që të jenë ashtu siç janë në pro...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë një paralajmërim të fortë për qytetar&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zinxhiri i mashtrimeve të qytetarëve nga ndërtuesit duhet të ndalet me...
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka prezantuar dënimet e reja për ndërtimet e paligjshme. Gjatë ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklariar se zjarrvënësit duhet që të kenë ndëshkime më të lart...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama është përfshirë n&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në vijim të akuzave për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me afera nd...