9 Shtator 2025, 13:06
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama është përfshirë në një nga skandalet më të mëdha ndërkombëtare, i cili përfshin shërbimet inteligjente më të fuqishme të globit, si FBI, rrjetet ruse dhe ato kineze. Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se raporti i Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit Amerikan të Drejtësisë e paraqet Ramën si një aktor kyç në lojën agjenturore që ka tronditur SHBA-të dhe vendet e tjera të mëdha.
"Tani, Rama prapë kthehet në zyrën e tij në vitin 2017. Se çfarë koncesionesh i dha kompanisë kineze, kjo kërkon hetim ndërkombëtar. Unë jam këtu sot për t’i bërë thirrje FBI-së, Ministrisë së Drejtësisë të SHBA, Kongresit dhe Senatit të ndihmojnë shqiptarët në hetimin e këtij superskandali, pasi Altin Troplini, ky mercenar i Edi Ramës, mban prej tre vitesh në sirtar dosjen e dorëzuar nga opozita. Një dosje të sensivitetit të më të lartë. Një dosje, e cila mjafton të marrësh dosjen shqiptare të gjykatës së Uashingtonit dhe Edi Rama del po aq fajtor sa vetë McGonigal për ryshfetin që ka marrë dhe që ky i ka dhënë atij.
Por i ka shumë të errëta lidhjet e tij me Dorian Duçkën dhe jo vetëm Dorian Duçkën. Thirrja ime është të hetohet. PD disponon fakte dhe të dhëna absolutisht me interes të padiskutueshëm në këtë proces hetimi dhe mund të japë një kontribut të çmuar. Por, njeriu që po bllokon hetimin është Altin Troplini. Është një dhe vetëm një, Altin Troplini, i cili ka hapur gjoja çështjen, por çështjen e ka hapur pa thirrur kurrë Edi Ramën, pra pa emër, siç ka hapur çështje për Irena Gjokën. Pra, në të dy rastet për të mbrojtur," tha Berisha.
sali berisha
Politike
9 Shtator 2025, 13:05
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në vijim të akuzave për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me afera nd...
Politike
9 Shtator 2025, 12:55
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha, denoncoi një tjetër skandal me përmasa ndërkombëtare, ku sipas tij, përfshi...
Politike
9 Shtator 2025, 12:48
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka ngritur alarmin për çështjen McGonigal, duke e cilësuar Edi Ramën si &ldquo...
Politike
9 Shtator 2025, 12:15
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se paketa e masave ligjore për mbrojtjen e territorit dhe pronës është pr...
Politike
9 Shtator 2025, 12:01
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se bashkpunimi i KQZ-së me SP...
Politike
9 Shtator 2025, 11:50
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka komentuar dhe denoncimet nga ana e Partis&eu...
Politike
9 Shtator 2025, 11:41
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar KQZ-ja ka pasur disa kërkesa ...
Politike
9 Shtator 2025, 11:38
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se procesi i votimit nga diaspora ...
Politike
9 Shtator 2025, 10:34
I.A
Charles McGonigal
SHBA- Mediat amerikane kanë nxjerr detaje të reja nga çështja e ish-shefit të FBI-së Charles McGonigal. J...
Politike
9 Shtator 2025, 10:18
I.A
Belinda Balluku
TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Bal...