Paketa për mbrojtjen e pronës dhe territorit, Rama: Jo më fasada nga ndërtues që nuk dallojnë më shumë se 4 ngjyra
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fasadat e pallateve duhet që të jenë ashtu siç janë në pro...
Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se plani i qeverisë për monitorimin e nxënësve me kamera është një akt i paprecedent dhe i paimagjinueshëm.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ndaj nismës së kryeministrit Rama për vendosjen e kamerave nëpër shkolla, duke e cilësuar këtë si një hap drejt një “shteti policor” dhe një shkelje të rëndë të privatësisë së fëmijëve dhe qytetarëve.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se plani i qeverisë për monitorimin e nxënësve me kamera është një akt i paprecedent dhe i paimagjinueshëm. Sipas tij, projekti i quajtur “Smart City” po kthehet në një mekanizëm kontrolli total ndaj qytetarëve, në vend që të shërbejë për informim dhe modernizim, ashtu siç ndodh në vendet demokratike.
"Dhe së fundmi, siç e dëgjuat vetë, ky manjak, që thashë edhe njëherë, që i vlojnë në shpirt demonët e etërve të tij xhelatë për kundërshtarët politikë, deklaroi me mburrje se me kamera do kontrollojë çdo kopje në shkolla. Me kamera do kontrollojë çdo hyrje dhe dalje. Pra, me të ashtuquajturin Smart City do vendosë kontrollin më total në çdo hapësirë publike dhe private ndaj qytetarëve. Dhe këtë e tregoi me mburrje të madhe. Po, po, tha, do e shohim. Imagjinoni tani të dashur nxënëse dhe nxënës se si ky do të spiunojë ju, në vendin që ka teknologjinë më ët lartë në botë, kjo kurrë nuk ndodh. Nxënësja, nxënësi, ulet në bankë dhe shkruan këtë detyrë, këtë hartim e bëj në përgjegjësinë time dhe vetëm vetë. Dhe ky zotim mjafton, nuk i vendoset as kamera, asgjë tjetër.
Dhe kjo është mënyra se si edukohet sinqeriteti tek të rinjtë. Virtyti tek fëmijët dhe të rinjtë. Kurse ky thotë do u fus kamerat, të shoh nëse do kopjoni apo jo. Dhe u garantoj se do i shtrijë kamerat në çdo hapësirë të shkollave.
Ky është një akt i paimagjinueshëm. Pra, do shohim çdo gjë. Ky është Smart City i tij. Smart City në një vend demokratik ka synim t’u japë qytetarëve informacionin e duhur në të gjitha shërbimet, trafikun, etj, por nuk ka synim kurrë t’i përgjojë, t’i spiunojë ata në këtë mënyrë, siç thotë ky bastard i atij që firmosi varjen në litar të kundërshtarit politik.
Unë mendoj se çdo shqiptar duhet të kuptojë se vëzhgimi i tij, mbikëqyrja e tij policeske përbën fundin e çdo privacie për të. Në një shkallë të tillë nuk e ka bërë kurrë Sigurimi i Shtetit, sado numrin e agjentëve, sado regjistrues që vendoste, por nuk ka vendosur kurrë regjistrues në klasa të nxënësve. Nuk ka shndërruar mësuesin në polic apo drejtorin e shkollës në polic. Pra, kemi të bëjmë me një përshkallëzim të hapur të vendosjes së shtetit policor," tha Berisha.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fasadat e pallateve duhet që të jenë ashtu siç janë në pro...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë një paralajmërim të fortë për qytetar&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zinxhiri i mashtrimeve të qytetarëve nga ndërtuesit duhet të ndalet me...
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka prezantuar dënimet e reja për ndërtimet e paligjshme. Gjatë ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklariar se zjarrvënësit duhet që të kenë ndëshkime më të lart...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama është përfshirë n&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në vijim të akuzave për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me afera nd...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha, denoncoi një tjetër skandal me përmasa ndërkombëtare, ku sipas tij, përfshi...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka ngritur alarmin për çështjen McGonigal, duke e cilësuar Edi Ramën si &ldquo...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se paketa e masave ligjore për mbrojtjen e territorit dhe pronës është pr...