Politike

"Nëse nuk disponon leje nuk bën dot asgjë"/ Rama: Për çdo ndërtim me leje do të ketë inspektor përkatës

Ndërkohë që në fund të fjalës, Rama tha se nëse nuk disponojnë leje, ndërtuesit nuk bëjnë dot asgjë. 

9 Shtator 2025, 13:37 Nga I.A
"Nëse nuk disponon leje nuk bën dot asgjë"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për çdo ndërtim në Tiranë do të ketë një inspektor përkatës. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se nuk do të ketë më inspektime injorantësh, por të drejtpërdrejta. Ndërkohë që në fund të fjalës, Rama tha se nëse nuk disponojnë leje, ndërtuesit nuk bëjnë dot asgjë. 

"Për çdo ndërtim me leje do të ketë inspektor përkatës dhe të gjitha paçavuret nuk do të jenë më të mundura, sepse do të dënohet inspektori drejtpërdrejt. Nuk do të ketë më inspektime injorantësh, por të drejtpërdrejta. Këto janë hapa të mëdhenj, për dalë përballë këtyre fenomeneve. Zaptimi i hapësirës publike lidhet edhe me një keqkuptim shumë të madh të një numri shumë të madh njerëzish edhe në administratë. Hapësira publike nuk është domosdoshmërisht pronë-shtet, mund të jetë dhe një pronë private e pazhvilluar. Është një pronë që mirëmbahet nga shteti si hapësirë publike. Nuk mund të thuash ti që në mes të Tiranës është toka ime, vendos traun dhe u merr lekë qytetarëve. Këto janë realitete nuk janë në mënyrë hipotetike. Edhe pse mund të kesh një certifikatë pronësie, s’bën dot lopë, e pula, sepse është një hapësirë e përbashkët. Inovacion. Nëse nuk disponon lejet ti nuk bën dot asgjë. Ndërsa për pallatet e reja as që nuk bëhet fjalë fare, nëse ke bërë një marrëveshje të shfrytëzimit të pronës, ajo që takon ty është vetëm se çfarë merr nga ndërtimi, të tjerat u takojnë të gjithëve. Është logjika elementare e qytetit”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll