Politike

"S’ka mbjellë asnjë"/ Rama: Është një ndërtues në Tiranë që ka marrë leje me një fasadë të mbuluar me pemë

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se është një ndërtues në Tiranë që ka marrë leje me një fasadë të mbuluar me pemë, por ska vendosur asnjë pemë në pallat.

9 Shtator 2025, 13:29 Nga I.A
"S’ka mbjellë asnjë"/ Rama: Është një
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në lidhje me projektet arkitekturore që ndryshohen nga ndërtuesit, ka përmendur një rast specifik në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se është një ndërtues në Tiranë që ka marrë leje me një fasadë të mbuluar me pemë, por ska vendosur asnjë pemë në pallat. Rama tha se ky ndërtues nuk do të marrë më leje ndërtimi, nëse nuk vendos të gjitha pemët në pallat.  

"Njerëzit paguajnë për të blerë apartamente dhe dëgjojnë nga ndërtuesit lloj përrallash, te projektet kanë ato kopshtet si Babiloni. Ka një ndërtues këtu në Tiranë, që ka marrë leje me një fasadë e mbuluar me pemë. Asnjë pemë s’ka aty. S’ka për të marrë më leje nëse nuk mbjell pemët një për një. Ti blen apartament dhe shpreson të të bjerë një komshhi i mirë dhe të bie një axhustator. Ditën kur sharrohet një dërrasë, ti e ke sharrën në tru dhe mezi pret ditën kur të ngjitet një gomë biciklete që të mos dëgjosh asgjë. Është një nen magjik, që është përdorur në mënyrë abuzive nga njësitë vendore: Leje për punë përgatitore. Dhe janë bërë lloj lloj abuzimesh," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll