Berisha: McGonigal i përcolli informacionet tek shërbimet sekrete kineze dy ditë pas darkës me Edi Ramën
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha, denoncoi një tjetër skandal me përmasa ndërkombëtare, ku sipas tij, përfshi...
Berisha pretendon se në vitin 2015, Rama ka udhëtuar drejt Hong Kongut me një avion special të lidhur me shërbimet e zbulimit të Kinës, për të marrë pjesë në një ekspozitë të financuar nga kompania kineze CEFC.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në vijim të akuzave për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me afera ndërkombëtare korruptive, ka zbuluar një tjetër episod që, sipas tij, e përfshin Ramën në dosjen e shumëpërfolur kineze. Berisha pretendon se në vitin 2015, Rama ka udhëtuar drejt Hong Kongut me një avion special të lidhur me shërbimet e zbulimit të Kinës, për të marrë pjesë në një ekspozitë të financuar nga kompania kineze CEFC.
"Por ku del përveçse me Dorian Duçkën, Edi Rama në dosjen kineze? Në dosjen kineze Edi Rama është më i hershëm. Në vitin 2015, një aeroplan special, i veçantë, i agjencisë së zbulimit të Kinës, për aq sa vlerësohet tani CEFC, vjen në Rinas dhe merr Edi Ramën në një fluturim 13-15 orë Tiranë-Hong Kong. Dhe, po kjo kompani, presidenti dhe kryetari i fondacionit që do dënoheshin më vonë në SHBA sepse kishin korruptuar në Afrikë politikanë, për ata që thonë se ligji amerikan nuk vepron, ligji amerikan vepron kudo që është korrupsioni. Pra, për korruptimin e liderëve afrikanë, u arrestuan të dy në një operacion të përsosur të organizuar nga FBI, duke bajpasuar si McGonigalin, ashtu edhe burimet e tyre të tjera, dhe Dorian Duçkën. Edi Rama, pikërisht me avion special të këtyre, të kryetarit Jang Xemin dhe Patrick Ho, ndërmerr fluturimin Tiranë-Hong Kong.
Dhe jo vetëm kaq, por kompania me interesa të thella nafte në Shqipëri, i prenoton, i paguan shpenzimet e ekspozitës së shkarravinave, të cilat, me pikturat gjoja të Edi Ramës, në sallën më prestigjioze të Hong Kongut, ku metri katror në mure për ekspozim, kushton qimet e kokës dhe aty varen shkarravinat e Edi Ramës, të cilat për nivelin artistik, siç kanë vlerësuar dy kritikë të njohur të artit të Bienales së Venecias, janë të një cilësie të shkarravinave të një adoleshenti të droguar. Ky është vlerësimi artistik i një mediokri që nuk ka ekspozuar kurrë në jetën e tij, përveçse kur u bë kryeministër Për të vjedhur, nuk ka njeri në botë që të ketë dorë në vjedhjen e veprave të artit, ikonave siç ka ky. Shitës ikonash të vjedhura. Po vetë, asnjë krijim. Ky është dimensioni," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha, denoncoi një tjetër skandal me përmasa ndërkombëtare, ku sipas tij, përfshi...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka ngritur alarmin për çështjen McGonigal, duke e cilësuar Edi Ramën si &ldquo...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se paketa e masave ligjore për mbrojtjen e territorit dhe pronës është pr...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se bashkpunimi i KQZ-së me SP...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka komentuar dhe denoncimet nga ana e Partis&eu...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar KQZ-ja ka pasur disa kërkesa ...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se procesi i votimit nga diaspora ...
Charles McGonigal SHBA- Mediat amerikane kanë nxjerr detaje të reja nga çështja e ish-shefit të FBI-së Charles McGonigal. J...
Belinda Balluku TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Bal...
Edi Rama POGRADEC- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se viti i ri shkollor, i ka pritur fëmijët e shkollës 9-vjeçare &ldqu...