Politike

Ndërtimi i paligjshëm, Manja prezanton propozimet e reja: Dënim deri në 10 vite burg

Ndërkohë që shtoi se zënia e tokës brenda zonave të mbrojtura do të jetë me 1 deri në 5 vite burg.

9 Shtator 2025, 13:12 Nga I.A
Ndërtimi i paligjshëm, Manja prezanton propozimet e reja: Dënim
Ulsi Manja

TIRANËMinistri i Drejtësisë Ulsi Manja ka prezantuar dënimet e reja për ndërtimet e paligjshme. Gjatë fjalës së tij, Manja theksoi se do te ketë deri në 10 vite burg për ndërtuesit pa leje. Ndërkohë që shtoi se zënia e tokës brenda zonave të mbrojtura do të jetë me 1 deri në 5 vite burg.

"Propozojmë te shtohen dy paragrafë të reja. Kur ndërtimi kryhet nga persona që ushtrojnë funksione publike të dënohet 3-7 vjet. Kush ka një rol për të luajtur për shkak të detyrës në kontrollin e territorit, duhet të ndëshkohet penalisht. Ndërtimi i paligjshëm brenda zonave të mbrojtura, apo kryhet si ndërtim brenda infrastrukturës kritike, dënimi 5-10 vite burg. Element tjetër është zënia e tokës, që përbën kundravajtje penale. Propozojmë ndryshim rrënjësor të nenit, do ketë 4 paragrafë. Zënia e tokës kryhet në një tokë brenda zonave të mbrojtura, 1-5 vite," tha Manja.

ulsi manja

Sondazh

Poll