Politike

Paketa për mbrojtjen e pronës dhe territorit, Rama: Jo më fasada nga ndërtues që nuk dallojnë më shumë se 4 ngjyra

Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se fasada sipas ndërtuesve, që nuk kanë lidhje ngjyrat me njëra-tjetrën, nuk do të ketë më. 

9 Shtator 2025, 13:23 Nga I.A
Paketa për mbrojtjen e pronës dhe territorit, Rama: Jo më fasada
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fasadat e pallateve duhet që të jenë ashtu siç janë në projektet arkitekturore. Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se fasada sipas ndërtuesve, që nuk kanë lidhje ngjyrat me njëra-tjetrën, nuk do të ketë më. 

"Njerëzit nuk vishen vetëm të mbrohen nga i ftohti. Njeriu përpiqet të vishet me shije. Si mund t’i veshim godinat e qytetit si zhele. Si mund të transformohet fasada nga ndërtues që nuk mund të dallojnë më shumë se katër ngjyra. Nuk do të lidhet drita dhe uji, deri në ditën që do të merret certifikata e përdorimit. Edhe për lokalet. Se thonë pastaj unë paguaj taksa, ndërkohë që operojnë pa leje. Duhet në këtë fazë ku jemi dhe në vitet që kemi për të hyrë në familjen europiane, të ndajmë mirë se çfarë është e publikut, çfarë është e individit, çfarë është e brezave që vijnë dhe çfarë është e brezave që sot punojnë. Këto duhen ndarë se ndryshe nuk shkojmë dot larg. E kemi bërë këtë vend më të jetueshëm, por duhet të hedhim një hap shumë të rëndësishëm përpara," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll