Bota

Kosova me qeveri të re, Albin Kurti dhe kabineti i tij marrin besimin e 86 deputetëve: Do të dëgjojmë zërin tuaj

3 Shkurt 2020, 07:32 Nga DOSJA
Kosova me qeveri të re, Albin Kurti dhe kabineti i tij marrin besimin e 86

KOSOVË- Qytetarët e Kosovës që kishin votuar për një qeveri të re në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, kanë mundur të shohin vetëm sot përmbushjen e vullnetit të tyre. Pas marrëveshjes së arritur mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, sot në Kuvend qeveria e re ka marrë votëbesimin e Kuvendit. 

Me 86 vota pro, qeveria Kurti mund të nis punën për përmbushjen e premtimeve që janë bërë gjatë fushatës së vitit të kaluar. Seanca maratonë që filloi që prej orës 11:00 e zgjati deri pas orës 18:00, u përfundua me votimin e qeverisë së re, e cila do jetë në krye të vendit për katër vitet e ardhshme. 

Në fillim të seancës Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit bëri propozimin e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra, e pas votimit u shpreh se ai do punojë për Kosovën dhe do dialogojë më shumë me ata që nuk janë dakord. Nga ana tjetër opozita braktisi sallën e Kuvendit që kur u votua qeveria e deri në fund të seancës.

Pak javë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb.

J.V. Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrihet marrëveshja mes kurtit dhe mustafës qeveria e re ne kosove arrihet marrëveshja mes kurtit dhe mustafës qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll