Bota

Ecje në Grykën e Deçanit/ Ja si e kaloi Ramush Hardianaj ditën e fundit si kryeministër i Kosovës (FOTOT)

2 Shkurt 2020, 18:13 Nga DOSJA
Ecje në Grykën e Deçanit/ Ja si e kaloi Ramush Hardianaj

KOSOVË -Kryeministri Ramush Haradinaj i shoqëruar nga kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj dhe një grup njerëzish ditën e sotme është ngjitur për të bërë ecje në zonën e quajtur Gryka e Deçanit.

Haradinaj ka bërë publike disa foto në rrjetin e tij të Facebook ku shihet duke zbritur nga Gryka e Deçanit i veshur me sportive ndërkohë krahas fotos ka falenderuar Ramosajn për mikëpritjen.

“Ecje sot në Grykën e Deçanit. Faleminderit për mikpritjen kryetarit Ramosaj”– ka shkruar Haradinaj.

Mesa duket kjo është mënyra sesi Haradinaj ka vendosur që ta kalojë ditën e tij të fundit si kryeministër të Kosovës.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bashkim ramosaj ramush haradinaj bashkim ramosaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll