Bota

Qeveria e re/ Haradinaj s’i dorëzon mandatin Albin Kurtit: Jam jashtë shtetit, do ta uroj me telefon

2 Shkurt 2020, 21:32 Nga DOSJA
Qeveria e re/ Haradinaj s’i dorëzon mandatin Albin Kurtit: Jam

KOSOVË– Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka bërë me dije se nuk do ta dorëzojë mandatin me ceremoni zyrtare tek pasardhësi i tij, Albin Kurti.

Haradinaj tha se mbase kalimin e mandatit do ta bëjë me telefon ose ndonjë zëvendës i tij do t’ia dorëzojë mandatin.

“Unë do të jem jashtë vendit, ose do ta caktoj dikë nga zëvendëskryeministrat me bë dorëzimin e detyrës menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit të Qeverisë ose do t’i bëjë një telefonatë për t’i uruar sukses”, tha Haradinaj. Gjithashtu ish-kreu i AAK-së tha se nuk do të votojë krijimin e qeverisë të hënën.

Ramush Haradinaj mban pozitën e kryeministrit në largim pasi hoqi dorë nga detyra e tij e tij më 19 korrik të vitit të kaluar, pasi u thirr në Gjykatën Speciale për të dëshmuar. 

Ditën e sotme Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur në një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re, e cila pritet të miratohet nesër në Kuvend. Qeveria e re do të ketë 15 ministri nga 12 që u deklarua fillimisht, ndërsa kryetarin e Kuvendit e ka marrë LDK-ja. Kurti: I kemi ndarë përgjegjësitë për qeverinë e re. Mustafa: Kjo qeveri do të jetë e suksesshme. Për postin e Presidentit palët do të dikutojnë më vonë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti arrihet marrëveshja mes kurtit dhe mustafës qeveria e re ne kosove ramush haradinaj albin kurti arrihet marrëveshja mes kurtit dhe mustafës qeveria e re ne kosove ramush haradinaj

Sondazh

Poll