Rajoni

Dalin emrat/ Vjosa Osmani mbetet jashtë qeverisë, këta janë 15 ministrat e propozuar nga Albin Kurti

Albin Kurti ka propozuar emrat e 15 ministrave për qeverinë e re në Kosovë.
Featured image of article: Dalin emrat/ Vjosa Osmani mbetet jashtë qeverisë, këta janë 15 ministrat e propozuar nga Albin Kurti Albin Kurti

Kosovë- Në seancën e sotme të Kuvendit, kreu i Vetëvendosjes, dhe njëherësh kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti, ka bërë propozimin e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.  Zëvendëskryeministër i parë është propozuar Avdullah Hoti nga LDK-ja, ndërsa zëvendëskryeminsitër i dytë është propozuar Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Këta janë emrat e ministrave:

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami –  Ministre për Arsim

Agim Veliu –  Ministër i Brendshëm

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.

Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi

Për komunitete e Kthim – Dalitbor Jetvic

Për Zhvillim Rajonal – Ivan Millojevic

Një ditë më parë u arrit marrëveshja mes LDK-së dhe VV-së pas 4 muaj negociatash. Mësohet se qeveria e re do të ketë 15 ministri nga 12 që u deklarua fillimisht, ndërsa kryetarin e Kuvendit e ka marrë LDK-ja. Dy partnerët e koalicionit do të kenë nga 6 ministri dhe një zv/kryeministër, ndërsa 3 ministri do t’u ndahen pakicave. Posti i Presidentit që mbajti peng palët për shumë kohë sërish nuk u zgjidh, por Kurti dhe Mustafa deklaruan se vendosën që ta lënë këtë temë diskutimi për në momentin që Thaçit do t’i mbarojë mandati.

J.V/Dosja.al

Shto Koment