Bota

FOTO-VIDEO/Sulm me thikë në Londër, agresori vritet nga policia, plagosen disa persona

2 Shkurt 2020, 15:52 Nga DOSJA
FOTO-VIDEO/Sulm me thikë në Londër, agresori vritet nga policia,

ANGLI– Një burrë ende i paidentifikuar është qëlluar nga oficerët e policisë pasi ky i fundit sulmoi disa persona me thikë në një incident të quajtur si “sulm terrorizmi” në jug të Londrës.

Sipas Policisë disa njerëz janë plagosur me thikë në incidentin në Rrugën e Lartë Streatham.

“Një burrë është qëlluar nga oficerët e armatosur në Streatham. Në këtë fazë besohet se një numër i njerëzve janë qëlluar me thikë. Rrethanat janë duke u vlerësuar dhe ne do të ofrojmë informacione të mëtejshme sa më shpejt të jetë e mundur. Incidenti është deklaruar si i lidhur me terrorizmin” thuhet në komunikatën e policisë në Londër.

Dëshmitarët në mediat sociale kanë thënë se kanë dëgjuar tre të shtëna me armë zjarri menjëherë pas orës 14:00 të ditës së sotme dhe të plagosurit numri i të cilëve nuk dihet janë  në kujdesin e mjekëve.

Shërbimi i Ambulancës në Londër tha se kishte disa persona  që morën pjesë në incident.

Marrë nga Daily mail

a.k.dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota policia e londres shërbimi i ambulancës në londër policia e londres shërbimi i ambulancës në londër

Sondazh

Poll