Bota

Kosovë/ Flet pas marrëveshjes Vjosa Osmani: Nesër marrim përgjegjësitë, s’ka gjë të na ndalë

2 Shkurt 2020, 21:43 Nga DOSJA
Kosovë/ Flet pas marrëveshjes Vjosa Osmani: Nesër marrim

KOSOVË– Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka reaguar për herë të parë lidhur me marrëveshjen për qeverisjen mes LVV dhe partisë së saj.

Osmani shkruan se ajo ka qënë e angazhuar që nga fillimi për ta arritur koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se jo gjithçka ka shkuar ashtu siç ajo e kishte parashikuar.

Ngjarjet që rrjedhin jo gjithmonë janë pikërisht sic i kemi paramenduar. Rrugës do të hasim në vështirësi, me të cilat duhet të merremi, kundër të cilave duhet të luftojmë. Sa më shumë që do të luftojmë ne aq më shumë do të hasim në rezistencë. Mirëpo rrugë tjetër nuk ka. Deri në fitore. Nesër do t’i themelojmë institucionet e reja. Do t’i marrim përgjegjësitë e reja. Nuk ka asgjë që na ndalë,”-shkruan ndër të tjera Osmani. 

Ditën e sotme Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur në një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re, e cila pritet të miratohet nesër në Kuvend. Qeveria e re do të ketë 15 ministri nga 12 që u deklarua fillimisht, ndërsa kryetarin e Kuvendit e ka marrë LDK-ja. Kurti: I kemi ndarë përgjegjësitë për qeverinë e re. Mustafa: Kjo qeveri do të jetë e suksesshme. Për postin e Presidentit palët do të dikutojnë më vonë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vjosa osmani vjosa osmani

Sondazh

Poll