Bota

362 viktima dhe mbi 17 mijë të infektuar nga Koronavirusi në Kinë, tejkalon edhe shifrat e SARS

3 Shkurt 2020, 07:29 Nga DOSJA
362 viktima dhe mbi 17 mijë të infektuar nga Koronavirusi në

KINË– Numri i vdekjeve si shkak i koronavirusit që ka shpërthyer në Wuhan të Kinës ka tejkaluar shifrat e 2003, kur epidemia e rëndë (SARS) që u përhap në vend u shkaktonte njerëzve problem me frymëmarrjen.

Më shumë se 362 ​​njerëz kanë vdekur nga Koronavirusi në Kinë, kanë raportuar ditën e sotme institucionet shëndetësore në vend.

Ndërsa numri i të prekurve në të gjithë Kinën ka shkuar në  17,205, një rritje relativisht e lartë me 2.800 të infektuar brenda 24 orëve.

Viktima e parë nga virusi jashtë Kinës u konfirmua gjatë fundjavës. Zyrtarët shëndetësorë të Filipineve thanë që një 44-vjeçar kinez vdiq të shtunën pasi ishte kthyer nga Whani.

Deri më tani, më shumë se 175 raste janë raportuar jashtë Kinës, shumica e tyre me një lidhje të drejtpërdrejtë me vendin, në më shumë se 25 vende dhe territore në mbarë botën. Shumë vende kanë filluar të mbyllin kufijtë e tyre për vizitorët nga Kina, me linja ajrore kryesore që anulojnë fluturimet drejt vendit të tyre dhe anasjelltas.

Gjermania konfirmoi rastin e saj të 10-të të dielën, dhe pati gjithashtu raste të reja të raportuara në Korenë e Jugut, Vietnam, Malajzi, Macao dhe Hong Kong. Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Zelanda e Re kanë njoftuar të gjithë se nuk do të lejojnë që shtetasit e huaj që kanë vizituar Kinën ose kanë kaluar përmes Kinës.  Shtetasit nga ato vende do të përballen me qëndrimin e detyrueshëm në karantinë.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 362 viktima nga koronavirusi kine koronavirusi në kinë mbi 17 mije te prekur 362 viktima nga koronavirusi kine koronavirusi në kinë mbi 17 mije te prekur

Sondazh

Poll