Bota

I premtuan postin që donte por ndërruan fjalën, Vjosa Osmani përplaset me liderët e LDK-së, s’pranon postin si kryeparla

2 Shkurt 2020, 17:42 Nga DOSJA
I premtuan postin që donte por ndërruan fjalën, Vjosa Osmani

KOSOVË – Kandidatja për kryeministre nga radhët  e LDK-së, Vjosa Osmani është përplasur me krerët e partisë rreth mënyrës se si do t’i caktojnë postet në qeverinë e re. Burime nga mediat vendase bëjnë me dije se Osmani e kishte kërkuar të merrte postine  Ministres së Punëve të Brendshme dhe atë të Zëvendëskryeministres.

Por “dëshira” e saj nuk është plotësuar pasi kreu i LDK-së ka anuar më shumë nga ana e Agim Veliut, edhe pse Vjosa e udhëhoqi partinë drejt një rezultati shumë të mirë gjatë zgjidhjeve. Ka qënë kjo arsyeja përse ajo ka refuzuar edhe postin e kryeparlamentares. 

PROPOZIMET E LDK-së

Ndërkohë, LDK në mbledhjen e sotme të Kryesisë ka vendosur që Avullah Hoti do tëjetë Zëvendëskryeministër. Anton Quni është propozuar për Ministër të Mbrojtjes. Besian Mustafa për Ministër të Bujqësisë. Hykmete Bajrami për Ministre të Arsimit. Vlora Dumoshi është propozuar për Ministre të Kulturës, derisa Lumir Abdixhiku për Ministër të Infrastrukturës.

PROPOZIMET E LVV-së

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka propozuar ditë më parë emrat për ministra dhe zëvendëskryeministrin e dytë. Ai ka njoftuar se ka zgjedhur për zëvendëskryeministër të dytë, Haki Abazin. Posti i ministres së Drejtësisë i është besuar Albulena Haxhiut. Ministër i Punëve të Jashtme ishte propozuar Blerim Reka, i cili pritet të zëvendësohet nga Glauk Konjufca, ndërsa, Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi. Ekonominë e vendit, Kurti do ta lërë në duart e Rozeta Hajdarit. Ndërsa Arben Vitia është propozuar si Ministër i Shëndetësisë dhe Sportit.

Ditën e sotme Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur në një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re, e cila pritet të miratohet nesër në Kuvend. Qeveria e re do të ketë 15 ministri nga 12 që u deklarua fillimisht, ndërsa kryetarin e Kuvendit e ka marrë LDK-ja. Kurti: I kemi ndarë përgjegjësitë për qeverinë e re. Mustafa: Kjo qeveri do të jetë e suksesshme. Për postin e Presidentit palët do të dikutojnë më vonë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni agim veliu isa mustafa vjosa osmani agim veliu isa mustafa vjosa osmani

Sondazh

Poll